Home / Sport / Ronaldo i lutet tifozëve: Mos vërshëlleni më Murinjon!

Ronaldo i lutet tifozëve: Mos vërshëlleni më Murinjon!

Kristiano Ronaldo ka treguar publikisht mbështetjen ndaj trajnerit Zhoze Murinjo duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit dhe duke u kërkuar tifozëve të ndërpresin kontestimet ndaj tij.

Lojtari u largua nga fusha e stadiumit “Santiago Bernabeu” duke marrë si dhuratë topin e ndeshjes pas tregolëshit të shënuar ndaj Selta Vigos, i 18-ti me fanellën e madrilenëve, që këtë radhë u shoqërua me duartrokitjet e tifozëve që vlerësuan paraqitjen e tij në kualifikimin e mëtejshëm në Kupën e Mbretit.
“E ndjej mbështetjen e stadiumit prej kohësh dhe kjo më lumturon. Jam më i motivuar kur njerëzit më mbështetin dhe e vlerësoj të gjithë dashurinë që njerëzit po shprehin ndaj meje”, tha ai duke iu referuar edhe parullave të shumta që u shfaqën në stadium, ku në shumë prej tyre shkruhej se ishte ai fituesi i “Topit të Artë”.
Më pas, ai lëshoi një mesazh të qartë në adresë të tifozëve, duke iu lutur që të mos vazhdonte më persekutimi ndaj trajnerit Zhoze Murinjo, i cili vërshëllehet vazhdimisht në “Santiago Bernabeu”.
“Dua të kërkoj që këto vërshëllima të ndalojnë. Nuk ka nevojë të shohim prapa, pasi trajneri do të qëndrojë me ne. Kemi ende shumë për të fituar në këtë vit pasi u kualifikuam në Kupën e Mbretit dhe synojmë Ligën e Kampioneve. Tani boll më! Trajneri ynë kërkon të bëjë maksimumin dhe është një profesionist i jashtëzakonshëm. Këto vërshëllima nuk ndihmojnë askënd”.
“Nëse fitojmë Kupën dhe Ligën e Kampioneve, ky do të kujtohet si një vit shumë i mirë. Duhet që të ketë mbështetje për ne dhe jo kontestime. Tani boll me vërshëllimat, pasi edhe në lojtarët në fushë e ndjejmë kur publiku nuk mbështet trajnerin”, ishte lutja publike që Kristiano Ronaldo u bëri tifozëve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *