Home / Sport / Ronaldo: Mourinho do të qëndrojë

Ronaldo: Mourinho do të qëndrojë

Cristiano Ronaldo ka dalë në mbështetje të Jose Mourinhos, pasi ky i fundit u fishkëllye nga tifozët vendas gjatë fitores së mbrëmshme të Kupës ndaj Celta Vigo.

Tifozët e Realit po ashtu provokuan Mourihon duke brohoritur emrin e Iker Casillas, me të cilin trajneri duket se ka përplasje pasi e la në bankën rezervë në dy ndeshjet e kaluara.

Por Ronaldo ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm, ku shënoi hat-trick, për të treguar se Mourinho vazhdon të jetë bosi i skuadrës.

“Trajneri do të qëndrojë. Ne ende kemi shumë për të fituar këtë sezon. Ai është bosi dhe shpresoj tifozët ta kuptojnë dhe ta inkurajojnë trajnerin tonë. Mjaft. Njerëzit tashmë e dinë se çfarë mendoj për trajnerin dhe kaq. Tash ne duhet të gjithë të jemi mbështetës”, ka thënë Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *