Home / Sport / Rosell: Valdes i ka dyert e hapura te Barça!

Rosell: Valdes i ka dyert e hapura te Barça!

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka bërë të qartë se dëshiron që Viktor Valdes të rinovojë kontratën e tij me katalanasit, edhe pse portieri ka bërë të qartë se në fund të kontratës ekzistuese do t’i thotë lamtumirë ekipit.

Sipas Rosell, pritja e tifozëve në fundjavë tregoi qartësisht se çfarë mendojnë të gjithë për portierin.
“Stadiumi “Kamp Nou” e dashuron Valdes. Ne vazhdojmë të mbajmë dyert hapur për të nëse ndërron mendje. Vazhdojmë të shpresojmë që aventura e radhës e tij të jetë vazhdimi i eksperiencës te Barcelona”.
“Për ne, Valdes është portieri më i mirë. Ai nuk është se i ka thënë jo Barcelonës. Ai tha se kur të mbarojë kontrata e tij, do të dëshironte të provonte eksperienca të reja. Mua personalisht do të më pëlqente që Valdes të vazhdonte te Barcelona”, tha Rosell.
Sipas shtypit spanjoll, katalanasit nuk janë vënë në kërkim të një portieri të ri, pasi shpresojnë të bindin Valdes të rinovojë para fundit të këtij sezoni.
Nëse nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë, ata do të kërkojnë të afrojnë një zëvendësues cilësor për portierin katalanas, duke i dhënë atij kohën e duhur të përshtatet me ambientin para largimit të Valdes, në fundin e sezoni 2013-2014.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *