Home / Sport / Rufeja-M prezanton 4 përforcime

Rufeja-M prezanton 4 përforcime

“Jemi të lumtur që sonte në mesin tonë kemi katër futbollistë të rrinjë, të cilët janë përforcimet e para të ekipit. U dëshirojmë mirëseardhje të katër përforcimeve, duke u uruar të kenë shëndet para se gjithash dhe pastaj edhe sukses. Ne besojmë në ta dhe besojmë që të arsyetojnë besimin tonë, duke shpresuar së bashku të realizojmë ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë”, deklaroi drejtori sportiv Jasin Fetishi.

Me një darkë të përbashkët ku morën pjesë gjithë futbollistët, stafi teknik, kryesia e klubit dhe përfaqësues të mediave në vend, skuadra e futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës ka prezantuar katër përforcimet e para për gjysmëstinorin pranveror. Xhevat Shaqiri dhe Armend Limani nga skuadra e Ohrit, Ertan Hasan nga Shkëndija dhe Dejan Mizhorov prej Miravcit janë katër përforcimet e miletinasve me të cilët ‘Rufeja’ planifikon të godasë drejt Ligës së Parë. “Jemi të lumtur që sonte në mesin tonë kemi katër futbollistë të rrinjë, të cilët janë përforcimet e para të ekipit. U dëshirojmë mirëseardhje të katër përforcimeve, duke u uruar të kenë shëndet para se gjithash dhe pastaj edhe sukses. Ne besojmë në ta dhe besojmë që të arsyetojnë besimin tonë, duke shpresuar së bashku të realizojmë ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë”, deklaroi drejtori sportiv Jasin Fetishi, i cili uroi të kenë sukses edhe pjesën e mbetur të ekipit, ndërsa në mënyrë indirekte la të kuptohet se Rufeja ka gati edhe një tjetër goditje në merkato, emri i të cilit do të mësohet në ditët në vijim. “Do të ketë edhe një emër të rij këto ditë, por në interes të realizimit të transferimit, tani nuk është mirë të përmendim emrin. Sa u përket përgatitjeve ne startojmë me 14 janar në fushën tonë ku do të realizojmë fazën e parë. Faza e dytë do të zhvillohet në Dojran, ndërsa fillimin e kampionatit do ta presim në ‘shtëpi’. Shpresojmë të përgatitemi mirë, pasi na pret pranverë e nxehtë në tentimin për të kapur Ligën e Parë”, përfundoi Fetishi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *