Home / Sport / Rufeja-M të premten prezanton përforcimet

Rufeja-M të premten prezanton përforcimet

“Ambiciet e Rufesë dihen dhe ato janë kualifikimi në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Ne kemi një sponosor që ka plane të qarta dhe qëllimi i tij parësor prej hyrjes në këtë skuadër ishte elita e futbollit në vend. Ne jemi të kënaqur me pjesën vjeshtore të kampionatit aktual dhe duke pretenduar të përmirësojmë pozitën aktuale, kemi tentuar që të jemi aktiv në merkato, ku kemi angazhuar disa futbollistë cilësorë”, shprehet drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Skuadra e futbollit Rufeja-M që garon me sukses në Ligën e Dytë të Maqedonisë edhe një herë shpalos ambiciet e saja të qarta për inkuadrim në elitën e futbollit vendor, duke angazhuar përforcime cilësore për gjysmëstinorin pranveror. Ekipi që në vjeshtë u ndal në pozitën e 3-të në renditjen e Ligës së Dytë me 28 pikë të fituar nga 15 ndeshje të zhvilluara, prej të cilave i fituan 8, katër herë barazuan, ndërsa u mundën vetëm tre herë. Rufeja-M gjendet vetëm dy pikë pas kampionit të vjeshtës Gostivarit dhe ambiciet e miletinasve janë për të tentuar të prekin pozitën më të lartë në renditje, apo së paku vendin e dytë, që siguron kualifikim direkt për në Ligën e Parë. “Ambiciet e Rufesë dihen dhe ato janë kualifikimi në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Ne kemi një sponosor që ka plane të qarta dhe qëllimi i tij parësor prej hyrjes në këtë skuadër ishte elita e futbollit në vend. Ne jemi të kënaqur me pjesën vjeshtore të kampionatit aktual dhe duke pretenduar të përmirësojmë pozitën aktuale, kemi tentuar që të jemi aktiv në merkato, ku kemi angazhuar disa futbollistë cilësorë”, shprehet drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi, i cili pa zbuluar emra, njoftoi se për të premten ora 17:00 kanë paraparë një darkë të përbëshkët ku do të prezantohen futbollistët e rrinjë të skuadrës. “Kemi vendosur që emrat e përforcimeve dhe prezantimin e tyre ta bëjmë publik ashtu si që i ka hije një skuadre të organizuar, si që është pa dyshim edhe Rufeja. Pa përmendur emra, mund vetëm të them se kemi angazhuar futbollistë cilësorë, prej të cilëve presim të ngrisin nivelin e kualitetit në skuadrën tonë. Me këto angazhime të reja, besojmë se Ruefeja në pranverë do të jetë edhe më e fortë dhe se do të arrijmë të realizojmë ambiciet e pronarit, e ato si që thamë më herët janë inkuadrim në Ligën e Parë”, përfundoi Fetishi. Mbeten për tu parë emrat e futbollistëve të angazhuar nga skuadra e Rufesë, ndërsa ajo që për momentin duket e sigurtë është rrikthimi i sulmuesit Ertan Hasan, i cili për një vit qëndroi te Shkëndija. Përveç përforcimeve, pritet që drejtuesit e Rufesë të shpalosin edhe planin e përgatitjeve dimërore.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *