Home / Sport / SADIKU DHE NESIMI SELEKSIONUES NË U17 DHE U15

SADIKU DHE NESIMI SELEKSIONUES NË U17 DHE U15

Gajur Sadiku do të emërohet seleksionues i përfaqësueses U-17, ndërsa Jeton Nesimi do të drejtojë U-15. Vend në FFM ka edhe për Visar Ganiun, i cili në të kaluarën ishte seleksionues, ndërsa tani emërohet zëvendës drejtorit të Qendrës për Edukim pranë FFM-së, Bobi Markovskit .

Gajur Sadiku dhe Jeton Nesimi do të emërohen seleksionues të kombëtareve të reja të Maqedonisë, ndërsa Visar Ganiu fiton post tjetër në Federatë, njofton televizioni Alsat-M. Pasi drejtuesit e federatës ditë më parë sqaruan se ka përfunduar procesi i konkurimit të kandidatëve për seleksionues të ri të kategorive më të reja në ekipin kombëtar dhe se së shpejti do të emërohen 6 trajnerë, prej gjithsej 30 kandidatëve, Alsat-M mëson emrat e shqaiptarëve që do të jenë të kyçur në përfaqësueset e shpresave. Legjenda tetovare e futbollit, Gajur Sadiku do të emërohet seleksionues i përfaqësueses U-17, ndërsa Jeton Nesimi do të drejtojë U-15. Vend në FFM ka edhe për Visar Ganiun, i cili në të kaluarën ishte seleksionues, ndërsa tani emërohet zëvendës drejtorit të Qendrës për Edukim pranë FFM-së, Bobi Markovskit . Lajmin për Alsat-M e konfirmon nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, i cili nuk zbulon detaje rreth emrave të seleksionuesve tjerë, që do të jenë maqedon. Ajo që dihet është se kombëtarja U 21 do të vazhdojë të drejtohet nga Boban Babunski, ndërsa pritet të mësohen emrat e seleksionuesve të U-19 dhe U-13. Nga zyra për informim pranë FFM-së shprehen se ende nuk është vendosur për këtë çështje dhe se ditët në vijim do të bëhen publike emrat e trajnerëve që do të drejtojnë kategoritë e reja të kombëtareve zinxhir të Maqedonisë.

Alsat-M/F.Z.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *