Home / Sport / Sali dhe Emini ‘cimerë’

Sali dhe Emini ‘cimerë’

“Kemi kaluar bashkë periudhë të shkëlqyeshme te Shkëndija, ku shoqëria mes veti ishte një prej faktorët kryesorë të suksesit. Tani jemi bashkë te Renova, ku shpresojmë të vazhdojmë me sukseset. Jemi pritur mirë në mjedisin e ri, me pjesën më të madhe të futbollistëve njihemi dhe për momentin kalojmë mirë”, shprehen Sali dhe Emini.

Dy përforcimet e fundit të Renovës, Ersen Sali dhe Izair Emini duket se do të vazhdojnë shoqërimin e ngushtë të tyre tani më disa vjeçar. Ata së bashku ishin pjesë e suksesit historik të Shkëndijës në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa tani rruga e jetës së tyre kryqëzohet te Renova, ku që në ditët e para janë të pandashëm dhe në përgatitjet në Ohër ndajnë dhomën e njëjtë. “Kemi kaluar bashkë periudhë të shkëlqyeshme te Shkëndija, ku shoqëria mes veti ishte një prej faktorët kryesorë të suksesit. Tani jemi bashkë te Renova, ku shpresojmë të vazhdojmë me sukseset. Jemi pritur mirë në mjedisin e ri, me pjesën më të madhe të futbollistëve njihemi dhe për momentin kalojmë mirë. Përgatitjet e vështira i kompensojmë me argëtim mes veti, ku patjetër të pranojmë se ‘show man’ i vërtetë është Feki (portieri Ferat Abduli)”, shprehen njëzëri Sali dhe Emini.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *