Home / Lajme / Maqedoni / Sallë sporti në Negotinë, protesta kundër Gruevskit

Sallë sporti në Negotinë, protesta kundër Gruevskit

30 janar-Protesuesit kanë mbajtur në dorë një mozaik të kryeministrit Greuvski, ku kishin shkruar se ai është fajtor për aksionet në Brodec, Radushë dhe Monstra.

Një grup të rinjsh të fshatit Negotinë, të udhëhequr nga KRyetari I SHVUÇK-së Besim Hoda, sot kanë protestuar për shkak të ardhjes së kryeministrit Nikolla Gruevski, në përurimin e sallës së sportit në shkollën fillore Naim Frashëri në Negotinë të komunës së Vrapçishtit. Protesuesit kanë mbajtur në dorë një mozaik të kryeministrit Greuvski, ku kishin shkruar se ai është fajtor për aksionet në Brodec, Radushë dhe Monstra, transmeton Tv KOHA-Tetovë.
Hoda, tha se nuk është kundër ndërtimit të sallës, por tha se ky kryeministër nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë.

“Nga Gostivari deri në Reçicë ka vetëm një fabrikë edhe atë në Zubovcë që është shetëtore. Gjitha të tjerat janë private. Është lënë pas dore ky vend kurse duhet që të behën punësime dhe më pas të ndërtohen salla. Për gjithë këtë që u bëhet shqiptare fajtor është ky kryeministër, pasi që nën udhëheqjen e tij u bënë aksionet në Brodec, radushë dhe rasti më I fundit Monstra. Nuk bëhet sport pa bukë por ai duhet që të na jap hisen tonë dhe më pas ne dijmë se ku do të investojmë”, tha Besim Hoda. Ndërkaq, edhe pse ishte paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në ceremony megjithatë Gruevski nuk erdhi dhe protesuesit pas 20 minutave qëndrim disa metra larg sallës u shpërndanë të qetë, njofton TV KOHA.

Ndërkohë që 800 nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri në Negotinë, prej sot kanë sallën e tyre të sportit. Ne ceremoninë e ëlshimit në përdorim të sallës morrën pjesë Ministri i Arsimit Pançe Kralev, zëvendësministri i arsimit Safet Neziri, kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija dhe të tjerë, transmeton TV KOHA-TetovË
“Dimensionet e kësaj sale janë prej sipërfaqe 1300 metra katrorë, si dhe tribunë prej 400 ulëse dhe i plotëson nevojat për të gjitha sportet. Kjo sallë mund dhe ka kapacitet ëpr të kryer aktivitet sportive 800 nxënës. Në ndërtimin e kësaj sale u investuan 40 milion denarë”, tha Safet Neziri, zëvendësministër. TV KOHA-TETOVË

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *