Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini nënshkroi bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Katarit

Saraçini nënshkroi bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Katarit

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, gjatë qëndrimit në Katar, si pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Presidenti Ivanov, realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të Katar Holding, Ahmad Mohamed al-Sajed.

Gjatë takimit, Ministri Saraçini theks të veçantë u kushtoi projekteve në sferën e energjisë dhe atyre të investimeve në turizëm, ndërsa drejtuesi i kësaj kompanie që ka shënuar rritje të paparë me investime në projekte të shumta në mbi 30 vende të botës, ka paraqitur interes të madh në rikapitalizimin e ndërrmarjes ELEM, në ndërtimin e Ski qendrës në Bregun e diellit në Tetovë si dhe në ndërtimin e një kompleksi të madh SPA përmes marrjes së një koncesioni për ujë termo-mineral.

Nga ana e Maqedonisë, është theksuar interesi që në kuadër të investimeve të mundshme në sektorin elektro-energjetik të kësaj kompanie të madhe të jenë edhe Çebren dhe Galishte si dhe projekti Lugina e Vardarit, në rast se realizohet hyrja e kësaj kompanie në Maqedoni. Ministri Saraçini njoftoi drejtorin Ahmad Mohamed al-Sajed se pas përzgjedhjes së konsulentit do të bëhet analizë dhe do të propozohet struktura më e mire e rikapitalizimit të ndërmarrjes ELEM, pas së cilës do të shpallet Thirrje publike për rikapitalizim, ndërsa në pjesën e SPA turizmit Saraçini i shpjegoi atij procedurën e thjeshtuar për koncesione në burime minerare, që e mundëson Ligji i ri për burimet minerare.

Në kuadër të programit zyrtar, delegacioni i Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga Presidenti d-r Gjorge Ivanov, u takua me L.T. Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani. Me qëllim të përforcimit të mëtejmë të kornizës së nënshkruar për bashkëpunim mes dy vendeve, Ministri Saraçini nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në sferën e turizmit mes dy vendeve, si dhe një memorandum për bashkëpunim në mes të Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Katarit. Deri më tani, Maqedonia dhe Katari kanë nënshkruar marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, për bashkëpunim në fushën e arsimit, bujqësisë si dhe për mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *