Home / Lajme / Rajon / Sarandë, tërmet 4.1 ballë, nuk ka dëme

Sarandë, tërmet 4.1 ballë, nuk ka dëme

Një tërmet prej 4.1 ballësh i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe bregdetin jugor të vendit.

Dridhjet e tokës janë ndjerë rreth orës 08:04, ndërkohë që epiqendra ka qenë 14 km në perëndim të Sarandës në detin Jon.

Thellësia e tërmetit ka qenë 13 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në Korfuz. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët, në Sarandë dhe Ksamil, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *