Home / Sport / Selmani në ‘udhëkryq’!?

Selmani në ‘udhëkryq’!?

“Marëveshja me Shkëndijën më skadoi me përfundimin e stinorit vjeshtor dhe tani ende s’kam vendosur nëse do vazhdoj apo jo. Duhet të ulemi të bisedojmë, për të parë se çka ofrojnë drejtuesit e Shkëndijës. Njëkohësisht kam disa oferta tërheqëse prej jasht, prej të cilave më seriozja është nga FC Milsami nga Moldavia, të cilët ende janë të interesuar për shërbimet e mija. Të shohim, brenda javës do të dihet më shumë rreth të ardhmes sime”, deklaroi Jasir Selmani.

Mesfushori i Shkëndijës, Jasir Selmani është në udhëkryq rreth të ardhmes së tij. Kontrata aktuale me Shkëndijën i ka skaduar në fund të vitit 2012, ndërsa ende s’ka vazhduar bashkëpunimin me ‘kuqezinjtë’. E ndërkohë disa oferta nga klube të jashtme tërheqin vëmendjen e tetovarit, që për momentin mbetet në dilemë rreth të ardhmes së tij. “Marëveshja me Shkëndijën më skadoi me përfundimin e stinorit vjeshtor dhe tani ende s’kam vendosur nëse do vazhdoj apo jo. Duhet të ulemi të bisedojmë, për të parë se çka ofrojnë drejtuesit e Shkëndijës. Njëkohësisht kam disa oferta tërheqëse prej jasht, prej të cilave më seriozja është nga FC Milsami nga Moldavia, të cilët ende janë të interesuar për shërbimet e mija. Të shohim, brenda javës do të dihet më shumë rreth të ardhmes sime”, deklaroi Jasir Selmani, i cili verën e shkuar ishte në prova te Milsami në Modavi, madje duke arritur edhe marrëveshje dy vjeçare, mirëpo gjithçka dështoi në moment të fundit për shkak të dëmshpërblimit që kërkonte Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *