Home / Lajme / Rajon / Serbët e Preshevës: Në frikë!?

Serbët e Preshevës: Në frikë!?

Preshevë, 21 Janar – “Më falni, po nxitoj”, ka thënë i frikësuar një serb i Preshevës i cili është kontaktuar me telefon për të përshkruar atmosferën në qytet pas largimit të monumentit të UÇPMB-së. “Gjithë ditën s’kam dal nga shtëpia. Asgjë nuk di, asgjë mos më pyesni”, ka thënë ai për 24sata.rs. “Ka drejtësi”, ka shtuar ai.

“E mbajmë gurin e frikës në zemër këto ditë. Kemi menduar se askush nuk do ta heq (monumentin – v.j.). Dhe ja, erdhën në mëngjes, e morën, kështu që jemi qetë në shpirtë. Megjithatë ky është qytet serb”, ka thënë ai me një ton më të zëshëm dhe më të fortë se kur e ka ngritur dëgjuesen.

“Na luti të mos ia përmendim emrin, për shkak të fqinjëve shqiptar”, shkruan portali serb.

Në një reagim gazetarët hasin edhe në telefonatat e ardhshme. Portali serb shkruan se serbët nuk duan ta komentojnë situatën dhe se ata që pranuan të flasin e bënë këtë me kujdes.

“Këtu është një pasdite e zakonshme e së dielës. Me shqiptarët vërtetë mirë e çojmë, ata janë fqinjët tanë dhe nga bisedimet me ta kemi përfunduar se nuk do të bëjnë probleme pas heqjes së monumentit”, tha Sonja Petrovic nga Presheva.

Fqinji i saj që dëshiroi të mbetet anonim ka thënë se e vetmja gjë që ai dhe familja e tij duan është që ditën tjetër ta presin të gjallë e shëndoshë dhe se këto ditë do të dalin më rrallë nga shtëpia.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *