Home / Sport / Serxho Ramos pezullohet për 5 ndeshje

Serxho Ramos pezullohet për 5 ndeshje

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle, i cili ka dënuar me 5 ndeshje pezullim mbrojtësin Serxho Ramos.

Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Selta Vigo në Kupën e Mbretit, por dënimi i tij i rëndë është dhënë për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj gjyqtarit ndërsa po largohej nga fusha e lojës.
“Të të vijë turp” është fraza e parë që ka përdorur tre herë ai kundër gjyqtarit Aiza Gamez, pasi ky i fundit i nxori kartonin e kuq. Më pas, mbrojtësi 26 vjeçar ka kaluar edhe në fyerje më banale. “Ke gjithë ditën që na e fut”, ishte perifrazimi i sharjeve të tij të vazhdueshme ndaj gjyqtarit, ndërsa po largohej nga fusha.
Më pas, ai i është drejtuar edhe asistenti të gjyqtarit: “Gjithmonë njëlloj, sa të paturp që jeni”, ishin frazat e tij, të përshkruara në raportin e ndeshjes.
Ndonëse gjatë ditës së sotme, Serxho Ramos i ka telefonuar kryetarit të shoqatës së gjyqtarëve spanjollë për t’i kërkuar falje, Komisioni i Disiplinës nuk e ka marrë parasysh një gjë të tillë dhe ka dhënë dënimin e ashpër që do të sjellë mungesën e lojtarit në 3 ndeshje kampionati dhe 2 të Kupës së Mbretit.
Megjithatë, Real Madrid ka apeluar këtë vendim, duke dërguar pamjet filmike që sipas madrilenëve provojnë se kartoni i parë i verdhë i Serxho Ramos ishte i padrejtë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *