Home / Sport / Sfidë Bolonja-Kievo për Samir Ujkanin

Sfidë Bolonja-Kievo për Samir Ujkanin

Samir Ujkani mund të jetë shumë pranë largimit nga radhët e Palermos, duke parë se klubi ka nisur interesimin për një portier tjetër, por edhe vetë ai është i kërkuar nga klube të ndryshme.

Sipas calciomercato.com, portieri i kombëtares shqiptare të futbollit po ndiqet me vëmendje nga skuadrat e Bolonjës dhe Kievos, të gatshme t’i ofrojnë Ujkanit një kontratë afatgjatë. Edhe pse portieri shqiptar është titullar në radhët e Palermos, ky klub nuk i ka ofruar atij ende zgjatjen e kontratës ekzistuese, e cila përfundon në qershorin e vitit 2014.
Kjo ka bërë që shumë ekipe të hedhin sytë nga portieri i talentuar shqiptar, i cili pritet të ketë një të ardhme të shkëlqyer para tij në kampionatin italian. Bolonja dhe Kievo, gjithmonë në kërkim të lojtarëve me perspektivë, janë gati t’i japin atij sigurinë e një kontrate afatgjatë, ashtu si mundësinë e aktivizimit titullar pa trysninë që ka te klubi i Palermos, ku ndërrimet e shpeshta të stafit drejtues dhe vendimet e marra nga presidenti Zamparini, nuk lejojnë ndërtimin e një skuadre me plan afatgjatë.
Për lojtarin, pak kohë më parë u interesuan edhe Katania e Lacio, por në të dy rastet, Ujkani do të ishte zëvendësues e jo titullar. Portieri shqiptar ka bërë të qartë edhe më parë që për të ishte prioritet një klub ku mund të aktivizohej titullar dhe nëse largohet nga Palermo, do të shkojë te një skuadër ku të mund të jetë zgjedhje e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *