Home / Sport / Shangai Shenhua bllokon transferimin e Drogba

Shangai Shenhua bllokon transferimin e Drogba

Shangai Shenhua ka bërë të ditur se është gati të ndjekë në çdo instancë çështjen e transferimit të Didier Drogba, duke pretenduar se lojtari ka ende një kontratë me ta dhe nuk mund të kalojë te Gallatasaraj.

Të hënën, klubi turk deklaroi se kishte një akord me lojtarin për transferimin te kjo skuadër menjëherë pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Afrikën e Jugut.
Por klubi kinez, të cilit Drogba iu bashkua pas largimit nga Çelsi në verë, ka publikuar një deklaratë ku e përshkruan si “shumë tronditës” këtë lajmërim, duke insistuar se futbollisti ka një kontratë që e mban në Kinë.
“Ne e kuptojmë se Drogba dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve të Evropës. Klubi i futbollit Shangai Shenhua dhe Didier Drogba kanë nënshkruar me 1 korrik zyrtarisht një kontratë formale për një periudhë prej dy vitesh e gjysmë. Klubi ka vepruar sipas kësaj kontrate dhe ka përmbushur në mënyrë efektive përgjegjësitë dhe detyrimet e tij. Aktualisht, Drogba është ende një lojtar i Shangai Shenhua, pasi kontrata mes palëve është brenda periudhës së vlefshmërisë. Shangai Shenhua është i përgatitur të mbledhë të gjitha provat dhe informacionet dhe t’ia dërgojë FIFA-s në mënyrë që të mbrojë interesin e vet”, shkruhet në deklaratën e klubit kinez.
Kjo situatë ka bërë që tashmë të hidhen dyshime të forta se Drogba do të kalojë në radhët e Gallatasarajit, të paktën pa paguar një dëmshpërblim të ndjeshëm ndaj skuadrës kineze ku mbijetoi vetëm për 6 muaj.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *