Home / Sport / Shaqiri: Dua të bëhem figura qendrore

Shaqiri: Dua të bëhem figura qendrore

Xherdan Shaqiri dëshiron të bëhet figurë kyçe te Bayern Munichu, pas fillimit frustues në Allianz Arena.

Shqiptari me pasaportë zvicerane kaloi te bavarezët gjatë verës së kaluar nga Baseli, mirëpo ka konkurrencë të madhe për një vend në formacionin bazë nga Arjen Robben, Thomas Mueller dhe Franck Ribery.

“Dua të bëhem figurë kyçe te klubi dhe të fitoj shumë trofe. Do të punoj shumë për këtë dhe mendoj se jam në rrugë të mirë”.

“Qëllimi im është që në pjesën e mbetur të sezonit të luaj më shumë, megjithëse e di se kemi një skuadër shumë të fortë”, ka deklaruar 21-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *