Home / Sport / Shaqiri i ngazëllyer për miqësoren kundër Baselit

Shaqiri i ngazëllyer për miqësoren kundër Baselit

Futbollisti kosovar i Bayernit të Munichut, Xherdan Shaqiri, ka thënë se është gëzuar shumë kur ka dëgjuar se bavarezët do të luajë një ndeshje miqësore me ish-ekipin e tij, Baselin, në stadiumin “St. Jakob Park”.

Shaqiri në këtë stadium do të luajë këtë të shtune, në miqësoren që Bayern Munchen e luan kundër ish-skuadrës së tij, Baselit. Shaqiri kaloi te Bayerni verën e kaluar pikërisht nga Baseli, për një shumë rekorde të futbollistëve shqiptarë, 12.5 milion euro.

“Kur kam dëgjuar se do të luajmë kundër Baselit jam gëzuar shumë. Jam i lumtur që po kthehem në Basel. Të luaj atje me Bayernin është shumë e veçantë. Është shumë mirë që do të takoj sërish ish-bashkëlojtarët, e sidomos tifozët”.

“Pas kalimit në Bayern nuk kam luajtur në stadiumin e Baselit dhe kthimi është i veçantë”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Baselit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *