Home / Lajme / Maqedoni / SHBA dhe BE: Opozita të ktehet në Kuvend, Qeveria të mundësojë dialog politik

SHBA dhe BE: Opozita të ktehet në Kuvend, Qeveria të mundësojë dialog politik

11 janar-
“Në një demokraci parlamentare Parlamenti është forumi kyç për ngritje dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve, si dhe për debatim. Me këtë qëllim, e inkurajojmë opozitën që të kthehet në Kuvend që t’i prezantojë numrin më të madh të qytetarëve, të cilët kanë votuar për të në zgjedhjet e fundit parlamentare”, qëndron në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së në Maqedoni.

BE-ja dhe SHBA-ja shprehin shqetësim për ngjarjet e paradokohshme të politikës së brendshme në Maqedoni sepse me ta, siç theksojnë në deklaratën e sotme të përbashkët, tërhiqet vëmendja nga prioritetet strategjike të shtetit.

Ata e inkurajojnë opozitën që të kthehet në Kuvend, ndërsa Qeveria t’i ndërmarrë të gjitha hapat për vendosje të sërishme të dialogut politik.

“Në një demokraci parlamentare Parlamenti është forumi kyç për ngritje dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve, si dhe për debatim. Me këtë qëllim, e inkurajojmë opozitën që të kthehet në Kuvend që t’i prezantojë numrin më të madh të qytetarëve, të cilët kanë votuar për të në zgjedhjet e fundit parlamentare”, qëndron në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së në Maqedoni.

Sipas tyre, çdo demokracie i nevojitet opozitë e fuqishme dhe aktive.

“Njëkohësisht, e inkurajojmë qeverinë që të krijojë kushte për veprim efikas dhe transparent në Parlament. Është me rëndësi që të gjitha partitë ta respektojnë këtë institucion, procedurat e saj dhe vlerat demokratike, mbi të cilat është e bazuar. Besojmë se kjo do të jetë në interes të të gjitha partive politike, si dhe në interes të vendit duke pasur parasysh rëndësinë kyçe, të cilën e kanë integrimin në BE dhe NATO për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik”, theksojnë nga BE dhe NATO.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *