Home / Lajme / Maqedoni / Shefi i OSBE-së takime me krerët e partive politike shqiptare

Shefi i OSBE-së takime me krerët e partive politike shqiptare

Tetovë, 21 Janar – Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret sot po zhvillon takime me krerët e partive politike shqiptare BDI, PDSH dhe RDK.

Bret fillimisht ka takuar sot kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ku në qendër të takimit kanë qenë temat lidhur me zhvillimet e fundit të krizës politike në Maqedoni, procesi gjyqësor “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc dhe zhvillimet e tjera.

Ambasadori Bret shprehu interesim rreth ngjarjeve të 24 dhjetor, me çrast Kryetari Ahmeti theksoi që kjo ngjarje ishte e padëshiruar dhe na ka shqetësuar, por bojkoti i institucioneve dhe zgjedhjeve nuk është zgjidhje, andaj edhe opozita duhet të kthehet në Parlament dhe të merr pjesë në zgjedhjet lokale.

Ambasadori Bret foli rreth rolit të OSBE dhe ODIHR në monitorimin e zgjedhjeve lokale në muajin mars. Ambasadori Bret i rinkofirmoi kryetarit Ahmeti që misioni i OSBE është duke e vëzhguar prej së afërmi procesin gjyqësor në rastin Monstra me ç’rast siç thuhet në komunikatën partiake Ahmeti falëmnderoi miqtë ndërkombëtar për angazhimin e tyre në rritjen e kredibilitetit të procesit duke ripërsëritur qëndrimin për një proces të drejtë dhe transparent.

Ambasadori i OSBE-së më pas është takuar me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në takim ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe ka shprehur interesimin që zgjedhjet lokale të jenë sa më të rregullta, korrekte dhe demokratike”.

Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e treguar të Partisë Demokratike Shqiptare.

Pas këtij takimi, ambasadori i OSBE-së ka udhëtuar drejt Gostivarit për tu takuar me liderin e RDK-së Rufi Osmani, ku temë diskutimi do të jenë zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe bojkoti i Parlamentit edhe nga RDK-ja.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *