Home / Lajme / Maqedoni / Shembje në aksin Kumanovë-Kriva Pallankë

Shembje në aksin Kumanovë-Kriva Pallankë

Për shkak të shembjeve aksi Kumanovë-Kriva Pallankë, para Stracinit komunikacioni po zhvillohet në një korsi.

Ekipet kujdestare të Rrugët e Maqedonisë janë në terren dhe po e pastrojë rrugën.

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet pa pengesa në kushte dimri, kryesisht nëpër rrugë të thata.

Ekipet kujdestare nga NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe vazhdimisht i kontrollojnë dhe i pastrojnë të gjitha akset rrugore.

Rekomandohet kujdes më i madh në akset rrugore Mavrovë – Dibër – Strugë, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin e drejtuesve të automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *