Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 5 vjetori i fatkeqësisë së helikopterit afër Bllacës së Katllanovës

Shënohet 5 vjetori i fatkeqësisë së helikopterit afër Bllacës së Katllanovës

Me rastin e pesëvjetorit të aksidentit të helikopterit në të cilën humbën jetën tragjikisht njëmbëdhjetë pjesëtarë të VING-it ajror të ARM-së, delegacione nga Ministria e Mbrojtjes dhe të Shtatmadhorisë, Komandës së bashkuar operative (KBO), brigada e aviacionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, do të vendosin lule në memorialin para komandës së vVING-ut, në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Në fatkeqësinë tragjike e helikopterit në Bllacë të Katllanovës humbën 11 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë gjatë kthimit të tyre nga misioni ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

Paqeruajtësit e Maqedonisë të cilët ktheheshin në shtëpi pas misionit gjashtëmujor në ALTEA, në ditën e sotme para pesë viteve kanë fluturuar me helikopter rreth orës 9 e 30 minuta nga baza Butmir në Sarajevë. Duhej të ateronin në pjesën ushtarake të aeroportit të Shkupit, ndërsa kontaktin e fundit me kullën kontrolluese helikopteri e ka bërë gjashtë milja nga qëllimi.

Në fatkeqësinë e helikopterit jetën e humbën: nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjorevski, flamurtarët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq, Aleksandar Taskovski, Miki Ivanovski, Aleksandar Vasiq dhe dhjetari Zllatko Veljanovski.

Helikopteri “MI 17” me të cilin 11-të paqeruajtësit u nisën për në fluturimin e tyre të fundit, është i prodhimit rus, i dedikuar për transportin e njerëzve dhe transport, për desante ajrore dhe për mbështetje me armë. Ka ekuipazh treanëtarësh – dy pilotë dhe aviomekanik. Mund të transportojë 32 udhëtarë apo ngarkesë deri në katër tonë. Mund të ketë pajisje të llojllojshme teknike dhe të jetë i armatosur me lancues raketor, bomba dhe mitralezë. MI-17 dhe versioni i tij më i vjetër MI-8 në më shumë se 50 shtete në botë, më së shumti shfrytëzohen për nevoja ushtarake si dhe civile.

Nga Prokuroria publike më 20 dhjetor të vitit 2011 informojnë se nuk do të ngritet procedurë penale për fatkeqësinë e helikopterit, sepse nuk ekiston bazë se cilido qoftë person zyrtar ose përgjegjës ka kryer vepër penale për të cilën do të ndjeket për detyrim zyrtar.

Shkaku i vetëm për rrëzimin e helikopterit të armatës, sipas prokurorit shtetëror publik Lupço Shvërgovski, është mostrajnimi i pilotëve për drejtim në kushte të vështira të motit. Kjo është konfirmuar edhe në Raportin e përgatitur nga eksperti britanik i avicionit Eduard Puli në kërkesën e Prokurorisë publike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *