Home / Sport / Shkëndija startoi me përgatitje

Shkëndija startoi me përgatitje

“Kemi nisur përgatitjet me disa mungesa, por ne s’kemi ndërmend të ndalemi. Përveç në Tetovë, planifikojmë të përgatitemi në Sandaski disa ditë dhe pastaj edhe në Antali. Shpresoj që kryesia të pastrojë dilemat me gjithë futbollistët, për të mundur të kompletuar të zhvillojmë procesin stërvitor. Me përforcime eventuale, besoj të përgatiur të presim startin e sezonit vjeshtor, ku pa marrë parasysh gjithë ndodhitë, ne do të tentojmë të jemi sa më lartë në renditje, ndërsa njëkohësisht synojmë Kupën e Maqedonisë”, përfundoi Shaqiri.

Pasi të shtunën kishin grumbullimin e parë, të dielën futbollistët e Shkëndijës startuan me përgatitjet dimërore. Sipas asaj që pritej trajneri Artim Shaqiri nuk kishte të gjithë futbollistët në këtë grumbullim, pasi disa futbollistë janë në kërkim të largimit nga skuadra. Nderim Nexhipi është pranë transferimit jashtë vendit, ndërsa në stërvitjen e të dielës munguan edhe Izair Emini, Elmedin Rexhepi, Ardian Cuculi dhe portieri Trajçe Nikov. Ndërkohë edhe pse në grumbullimin e parë të shtunën në zyrat e klubit u paraqitën Ertan Demiri, Sedat Berisha dhe Muzafer Ejupi, të njëjtët të dielën nuk ishin në stërvitje. “Kemi nisur përgatitjet me disa mungesa, por ne s’kemi ndërmend të ndalemi. Kryesia është në bisedime me të gjithë futbollistët, ndërsa mendohet edhe për përforcime. Unë si trajner jam i detyruar të bëj punën time dhe në këtë drejtim shkojmë sipas planit”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, i cili zbuloi planin e përgatitjeve. “Deri në fund të javës do të jemi në Tetovë, ndërsa pastaj sipas gjithë gjasave do të transferohemi në Sandanski të Bullgarisë. Kthehemi në Tetovë para se më 1 shkurt përsëri të dalim jashtë, kësaj rradhe në Antali. Shpresoj që kryesia të pastrojë dilemat me gjithë futbollistët, për të mundur të kompletuar të zhvillojmë procesin stërvitor. Me përforcime eventuale, besoj të përgatiur të presim startin e sezonit vjeshtor, ku pa marrë parasysh gjithë ndodhitë, ne do të tentojmë të jemi sa më lartë në renditje, ndërsa njëkohësisht synojmë Kupën e Maqedonisë”, përfundoi Shaqiri. Gjithsesi që në seancën e parë stërvitore janë vërejtur mungesa të rëndësishme, ndërsa ekipi ende s’ka angazhuar asnjë përforcim. Kjo javë pritet të jetë vendimtare rreth shumë gjërave në KF Shkëndija, ndërsa varësisht nga rrjedha e ngjarjeve, do të mund të sillet konkluzion nëse ekipi ‘kuqezi’ do të konsolidohet dhe do mendojë për suksese në teren.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *