Home / Lajme / Rajon / Shkodër, sekuestrohen 40 kg drogë në doganën e Murriqanit

Shkodër, sekuestrohen 40 kg drogë në doganën e Murriqanit

Një sasi prej 40 kilogram lëndë kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës në pikën kufitare të Murriqanit me Malin e Zi. Sipas burimeve nga uniformat blu të qytetit verior mësohet se policia kufitare ka mundur të arrestojë 2 poseduesit që po transportonin drogën jashtë kufirit shqiptar, e cila ishte e ndarë në 80 pako.

Nga infomacionet e para mësohet se lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa peshonte 40 koligram dhe ishte e futur në brendësi të një automjeti.

Ndërkohë policia bënë më dije se lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi ndërsa shton se po hetohet edhe lidhje të tjera të këtij trafiku, i cili do të zbardhet pas dëshmisë së dy të arrestuarve.

Kjo është sasi e dytë e kapur në Shkodër brenda pak ditësh. Një sasi prej 1.5 ton lëndë narkotike canabis sativa u sekuestrua të enjten e kaluar nga policia e Shkodrës në plazhin e Velipojës, konkretisht në fshatin Pulaj në një zonë kufitare me Malin e Zi.

Sipas policisë lënda narkotike ndodhej në një gomone 15 metra e gjatë me dy motora të fuqishëm, 200 metra larg bregut pa dalë në det dhe dyshohej se ajo ishte përgatitur të trafikohej në Mal të Zi ose në Itali.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *