Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, shqiptarët protestuan kundër Daçiqit

Shkup, shqiptarët protestuan kundër Daçiqit

Studentë shqiptarë sot pasdite në Shkup kanë protestuar kundër vizitës së kryeministrit serb Ivica Daçiq në Maqedoni.

Qindra studentë dolën pranë përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup në shenjë revolte kundër kryeministrit serb.

Kushtrim Alla, përfaqësues i shoqërisë studentore dhe civile theksoi për INA se janë spontanisht për të shprehur revoltën për ardhjen e kryeministrit serb në Shkup dhe veprimet e mesazhet e tij represive, raciste dhe gjenocidale kundër shqiptarëve.

“Jemi mbledhur sot këtu shoqëria civile dhe studentore e shqiptarëve të Maqedonisë për të shprehur revoltën kundër vazhdimësisë së politikës mesjetare serbe, gjë që shihet qartë nga ardhja e kryeministrit serb Ivica Daçiq në Maqedoni me rastin e një feste fetare! Një gjë e këtillë aplikohej gjatë shekullit XIX kur nëpërmjet keqpërdorimit të religjionit realizoheshin projekte të shumta jocivilizuese dhe antishqiptare”, theksoi për INA, Kushtrim Alla.

Sipas tij, protesta para monumentit të Hasan Prishtinës tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe se shqiptarët veçanërisht pas luftërave çlirimtare në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës janë faktor kyç në vendimmarrje dhe nuk u frikësohen politikave jocivilizuese që do tentojë ti realizojë faktori politik serb.

“Kjo vizitë e Daciqit për ne paraqet vetëm një tentativë e destinuar për dështim politik“, deklaruan studentët. Protestuesit kishin shpalosur flamurin gjigant Kuq e Zi, portretet e Skenderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit si dhe fotografinë e kryqëzuara të kryeministrit serb.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *