Home / Sport / Shnajder: Murinjo më shtyu drejt Gallatasarajit!

Shnajder: Murinjo më shtyu drejt Gallatasarajit!

Uesli Shnajder ka zbuluar gjatë konferencës së prezantimit të tij si futbollist i Gallatasarajit se kishte vendosur të pranonte ofertën e klubit turk vetëm falë insistimit të Zhoze Murinjos dhe pas konsultimit me trajnerin e Holandës, Luis Van Gal. Mesfushori holandez ka zbuluar se kjo ishte siguria që kishte kërkuar dhe menjëherë pas këtyre bisedave kishte lajmëruar klubin turk për përgjigjen pozitive.

“E telefonova Murinjon para se të merrja vendimin tim, pasi ai është një person i rëndësishëm në karrierën time. Unë i kërkova opinionin e tij dhe ai më dha një këshillë shumë të mirë. Por fola gjithashtu edhe me Luis Van Gal. Të dy dëshironin që unë të transferohesha te Gallatasaraj, ndaj ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”, shpjegoi Shnajder.
Më pas, holandezi ka treguar edhe eksperiencën e tij te Interi dhe si rrodhi situata që solli largimin e tij nga zikaltërit.
“Kalova një sezon të shkëlqyer 2009-1010 me Interin. Ne fituam gjithçka. Nëse fiton gjithçka, është e vështirë të fitosh më shumë. Në dy vitet e fundit ndërruam shumë trajnerë, filluam të luanim me sisteme të ndryshme dhe unë fillova të luaj në pozicione të ndryshme. Pas vitit 2010, atje u bë një situatë shumë e vështirë”.
“Kisha disa probleme me Interin dhe para se të largohesha dëshiroja thjesht të rregulloja gjithçka me ta. Vonova në vendimin tim për t’iu bashkuar Gallatasarajit pasi kisha një marrëdhënie të mirë me Masimo Moratin ndaj dëshiroja të largohesha vetëm pasi të kisha zgjidhur gjithçka me klubin”, tha futbollisti që pranoi se kishte pasur edhe oferta të tjera, por më pas kishte zgjedhur “një klub elite”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *