Home / Sport / Ska fitues në derbin e Seria A.

Ska fitues në derbin e Seria A.

Roma dhe Interi kanë luajtur baras, 1-1, në kryendeshjen e xhiros së 21-të në Serie A.

Vendasit e dominuan pjesën më të madhe të fraksionit të parë, ndërsa erdhën në avantazh nga penaltia.

Një ndërhyrje të Ranocchias në Michael Bradleyn, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe aty ishte Francesco Totti për ta konvertuar në gol (21’).

Mirëpo, zikaltrit u kthyen në lojë në fund të pjesës së parë (45’+1). Goditja e Fredy Guarin u bllokua, por aty ishte Rodrigo Palacio për ta barazuar rezultatin.

Sulmet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, sa nga njëra anë e sa nga tjetra, por rrjetat nuk u prekën. Me afrimin e fundit, Giallorossët tregoheshin gjithnjë e më të rrezikshëm për ta fituar takimin, megjithatë nuk ia dolën.

Ky rezultat nuk i konvenon asnjërës nga skuadrat, pasi mbesin në pozitat e deritanishme. Interi në vend të katërt, tash është nëntë pikë prapa Juventusit, ndërsa Roma në vend të shtatë është dhjetë pikë larg pozitës së tretë që mbahet nga Lazio.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *