Home / Sport / “Skuadra e Vitit 2012 UEFA”, Iniesta me më shumë vota se Mesi

“Skuadra e Vitit 2012 UEFA”, Iniesta me më shumë vota se Mesi

UEFA ka publikuar sot “Skuadrën e Vitit 2012” të përzgjedhur pas 5.3 milion votave të hedhur nga përdoruesit e uefa.com. Ashtu siç pritej, në listën e lojtarëve kanë dominuar përfaqësuesit e dy skuadrave të mëdha të kampionatit spanjoll, Real Madrid e Barcelonës, me nga katër lojtarë, ndërsa tre vende janë zënë nga lojtarët e Bajern Mynih, PSZH dhe Juventus.

Porta e formacionit të vitit mbrohet nga Iker Kasijas, i cili ka marrë 219163 vota, duke qenë në 45% të skuadrave. Para tij, në qendër të mbrojtjes janë Tiago Silva i PSZH (184779, 38% e skuadrave) dhe Xherard Pike (225534 vota, 47% e skuadrave). Në krahun e djathtë të prapavijës është Serxho Ramos (295037 vota, 61% e skuadrave, lojtari i tretë më i votuar nga përdoruesit), ndërsa në të majtën është përzgjedhur Filip Lahm i Bajern Mynih (209718 vota, 43% e skuadrave).
Në repartin e mesfushës gjendet lojtari që ka regjistruar më shumë vota nga të gjithë kandidatët e tjerë, Andres Iniesta, i cili ka marrë 351105 vota, duke qenë në 73% të skuadrave të përzgjedhura nga votuesit e uefa.com. Lojtarët e tjerë të këtij reparti janë Mesut Ozil (214463 vota, 44% e votave), Andrea Pirlo (225455 vota, 46% e skuadrave) dhe Ksavi Hernandez (270520, 56% e skuadrave).
Në repartin sulmit janë përzgjedhur të zakonshmit Kristiano Ronaldo (255803 vota, 52% e skuadrave) dhe Lionel Mesi (313853 vota, 65% e skuadrave). Por duhet theksuar se argjentinasi që fitoi “Topin e Artë” pak ditë më parë është lojtari i dytë më i votuar nga tifozët, ndërsa portugezi është i katërti mes më të votuarve, i kaluar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Serxho Ramos që ka marrë më shumë preferenca.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *