Home / Sport / Soldado mungon ndaj Realit

Soldado mungon ndaj Realit

Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi brenda javës ndaj Real Madridit, kësaj radhe në kuadër të ndeshjes kthyese të Copa del Rey.

Sulmuesi spanjoll u lëndua në humbjen prej 5-0 ndaj Real Madridit të dielën, ndërsa pritet që ai të mos luajë në ndeshjen tjetër ndaj Los Blancos.

Reali ka avantazh prej 2-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Bernabeu dhe Valencias i duhet një fitore prej 2-0 për të siguruar vazhdimet dhe për të pasur pak gjasa për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *