Home / Lajme / Maqedoni / Spiunë, një shkrimtar maqedonas dhe një drejtor i shkollës shqipe

Spiunë, një shkrimtar maqedonas dhe një drejtor i shkollës shqipe

Shkup, 10 Janar – Komisioni për verifikimin e fakteve sot ka verifikuar se një shkrimtar i njohur dhe ish anëtar i Këshillit Radiodifuziv, fitues i Çmimeve më të larta në letërsi dhe një drejtor të një shkolle në Kërçovë kanë qenë bashkëpunëtor të policisë sekrete.

Shkrimtari ka qenë në një linjë me shërbimet e ish sistemit, i cili sipas Komisionit për lustrim ka qenë i angazhuar për të ndjekur kolegë të tij dhe artistë të tjerë të cilët kanë përhapur nacionalizimin dhe separatizmin maqedonas kurse angazhimi i tij ka përfunduar kur ka filluar kur ka shkuar të punojë jashtë shtetit.

Drejtori nga Kërçova ka bashkëpunuar në periudhën e pluralizmit, ka marrë edhe par apër shërbimet e tij, kurse ka ndjekur nacionalistët shqiptarë.

Komisioni për herë të dytë i ka lustruar ish ambasadorët në Poloni Petre Nakovski dhe ish-sekretarin për shërbimet e sistemit të sigurisë, Hetem Ademi.

Nga Komisioni theksojnë se i kanë shmangur mungesat dhe me dëshmi plotësuese sërish i kanë lustruar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *