Home / Sport / Stabilizohet situata te Shkëndija?!

Stabilizohet situata te Shkëndija?!

Ekipi për momentin drejtohet nga një Këshill Drejtues që bisedon me sponsor eventual që do hyjnë në skuadër, ndërsa të martën futbollistët kanë pranuar një pjesë të pagave mujore.

Pas ‘dridhjeve’ serioze që përjetoi Shkëndija e Tetovës në lidhje me krizën finansiare dhe largimin e familjes Shaqiri nga tabori ‘kuqezi’, duket se situata ish-kampionët e vendit po normalizohet. Ekipi për momentin drejtohet nga një Këshill Drejtues që bisedon me sponsor eventual që do hyjnë në skuadër, ndërsa të martën futbollistët kanë pranuar një pjesë të pagave mujore. Kjo gjë është paralajmërim se gjërat hyjnë në binarët e duhur dhe ekipi ngadalë vëmendjen do ta drejtojë vetëm në teren. Trajneri Shaqiri ndërkohë vazhdon me procesin e rregullt stërvitorë, në pritje të ndeshjeve të rradhës kontrolluese, pas barazimit pa gola me Hajvajlinë. Nuk përjashtohet mundësia që këto ditë ekipi t’i bashkohet edhe ndonjë futbollist i ri, si përforcim për gjysmëstionrin pranveror.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *