Home / Sport / ‘Status quo’ te Shkëndija

‘Status quo’ te Shkëndija

“Për momentin ne jemi vetë, sepse na treguan se kryesia e vjetër është dorëhjekur. Por si që e dini edhe vetë në shtyp nuk ka dalë diçka konkrete se janë dorëhjekur. Unë nga shtypi lexova se kryetari ka thënë se jemi ende në kryesi. Shpresoj që për të mirën e klubit të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë, që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Të përgatisim ekipin për gjysmëfinalen e Kupës dhe për kampionatin e ardhshëm që e kemi përpara”, tha trajneri Artim Shaqiri.

Shkëndija e Tetovës po përjeton momente të vështira në aspektin organizativ, pasi këto ditë situata në skuadrën tetovare është ‘status quo’. Ekipi para një jave ka filluar fazën përgatitore, mirëpo problemet në kryesi penalizojnë punën e stafit teknik dhe futbollistëve. Për gjendjen e Shkëndijës u fol shumë javën e kaluar, së pari u paraqitën zëra se presidenti Nurim Shaqiri ka ofruar dorëheqje, para së më vonë në media tjera të demantojë një akt të tillë. Njëkohësisht flitet se këto ditë pritet hyrja e një sponsori të ri të fuqishëm në skuadrën ‘kuqezi’, ndërsa në anën tjetër është ‘fshehtësi publike’ se ish-nënkryetari Idriz Ibishi pret vendimin e organeve komeptente për tu kthyer në skuadër, me bindjen se ka siguruar sponsor serioz. Mirëpo, gjithë këto që thuhen për momentin janë vetëm në fazën e spekulimeve, ndërsa realiteti është se skuadra që dy vite më parë fitoi titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë, ekipi që dy vite me rradhë përfaqëson Maqedoninë në Kupat Evropiane, tani punon në kushte katastrofale, pa pjesën më të madhe të futbollistëve që në vjeshtë mbronin ngjyrat ‘kuqezi’ dhe me paqartësi rreth të ardhmes. “Për kushtet si janë e shihni edhe vetë se si janë. Është e vërtetë se kemi mungesë të disa lojtarëve, një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të cilët ishin në ekipin e parë. Por ne nuk kemi ndërprerë përgatitjet, sepse ishte faza e parë që ekipi duhet ta kalon. Si që thash kemi mungesë të disa lojtarëve dhe me disa problem që ndodhin në klub, ne jemi prap duke parë profesionin tonë, duke punuar deri në maksimum. Shpresoj që së shpejti të zgjidhen këto probleme që ndodhin, probleme administrative rreth sponsorëve, se a do të vijë dikush apo jo, a është kryesia e vjetër ose jo? Më së miri te merni informata në zyrën e klubit, sepse puna jonë është në teren”, tha trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri. Por pasi në zyrat e klubit nuk ishte askush për të sqaruar situatën, trajneri Shaqiri përshkruajti gjendjen momentale të funksionimit të krenarisë së shqiptarëve në Maqedoni, Shkëndijës. “Për momentin ne jemi vetë, sepse na treguan se kryesia e vjetër është dorëhjekur. Por si që e dini edhe vetë në shtyp nuk ka dalë diçka konkrete se janë dorëhjekur. Unë nga shtypi lexova se kryetari ka thënë se jemi ende në kryesi. Shpresoj që për të mirën e klubit të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë, që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Të përgatisim ekipin për gjysmëfinalen e Kupës dhe për kampionatin e ardhshëm që e kemi përpara”, tha Shaqiri, që edhe përkundër situatës aktuale gjen forcë për të vazhduar të drejtojë seancat stërvitore të skuadrës ‘kuqezi’, e cila punon me formacion të limituar për shkak të largimit masiv të futbollistëve që ishin pjesë e ekipit në vjeshtë. Kjo nënkupton se situate në Shkëndijë për momentin është katastrofale, ndërsa çdo minutë që kalon pa një zgjidhje pozitive vetëm se përkeqëson situatën. Mirëpo tifozët më të zjartë mbeten optimistë, duke besuar se paralajmërimet për normalizim të situatës do të realizohen dhe ekipi së shpejti do të hyjë në binarët e duhur. Nëse kjo ndodh, Shkëndija duhet të kërkojë për të tretin vit me rradhë Evropën, në të kundërtën, mbijetesa do të jetë caku kryesor.

Gjithashtu lexo

Befasi, ky është trajneri i ri i Bayernit

Thomas Tuchel do të emërohet pasardhës i Carlo Ancelottit në bankinën e kampionit të Bundesligës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *