Home / Lajme / Rajon / Sulmohet komuna ilegale në veri

Sulmohet komuna ilegale në veri

Preshev, 21 Janar – Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë me koktej molotovi objektin e komunës ilegale në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve nga veriu sulmi ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa meqë masa shpërthyese nuk është ndezur, nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.

Kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantic, ka hedhur akuza në adresë të ushtarëve të KFOR-it, për të cilët siç tha ai, përkundër faktit se kanë qenë prezentë pak metra larg nga objekti, pas incidentit ata janë tërhequr menjëherë nga lokacioni i tyre.

“Ky është edhe një fakt se KFOR-i dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë të interesuar të pengojnë sulmet ndaj serbëve dhe të mbrojnë pasurinë dhe pronat e tyre”, ka thënë Pantic.

Sipas tij, që nga dita e sotme, e ashtuquajtura ‘Mbrojtja territoriale’ në veri do të marrë përgjegjësinë për sigurimin e qytetarëve serbë në veri, pastaj pasurinë e tyre personale, si dhe për ndërtesën e komunës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *