Home / Lajme / Maqedoni / Takim Gruevski-Cërvenkovski

Takim Gruevski-Cërvenkovski

22 janar-Takimi, që do të mbahet në orën 13:30 në Klubin e deputetëve, është me nismën e kryeministrit Gruevski, i cili sot dërgoi ftesë deri te Cërvenkovski.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski sot do të takohen në përpjekje që të gjejnë zgjidhje për krizën politike dhe për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Takimi, që do të mbahet në orën 13:30 në Klubin e deputetëve, është me nismën e kryeministrit Gruevski, i cili sot dërgoi ftesë deri te Cërvenkovski.

“Republika e Maqedonisë në kuadër të zhvillimit të saj shtetëror juridik është ballafaquar me sfida të karakterit të ndryshëm, të cilat me sjellje të mençur dhe të përgjegjshme ka arritur t’i tejkalojë dhe të nxjerrë mesazhe pozitive, ndërsa më pas të bëhet edhe më e fuqishme. Në kontekst të sfidave të cilat janë vendosur para nesh, ndërsa të cilat kërkojnë shtjellim tonin të përgjegjshëm dhe serioz, si dhe vëmendje dhe mbrojtje të interesave shtetërore, si dhe të interesave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, do të doja ta theksoja nevojën e realizimit të takimit të përbashkët në të cilin do të diskutoheshin çështje me interes dhe nevojë”, thotë kryeministri Gruevski në ftesën dërguar Cërvenkovskit.

Në takim, thekson ai, do të mund të bisedonim rreth pikëpamjeve për zgjedhjet, që në pajtim me parimet dhe besimet, si dhe standardet e përcaktuara demokratike të gjejmë zgjidhje për pjesëmarrjen e Lidhjes Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme.

Republika e Maqedonisë nënvizon në ftesë Gruevski, zbaton reforma dhe projekte dhe masa në të gjitha fushat, ndërsa ndodhet në një proces eurointegrues dinamik dhe intensiv, si dhe si liderë politikë duhet ta japim autoritetin tonë që të mundësojmë mbështetjen dhe zhvillimin e vendit tonë, dhe ne këtë ua kemi borxh qytetarëve.

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski duke e pranuar ftesën për takim shfaqi shpresë se te kryeministri Gruevski ekziston vullnet i sinqertë politik që bashkërisht të përcaktohen dhe realizohen të gjitha parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe të lira si hapi i parë i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kredibilitetit të ri dhe të pakontestuar të institucioneve shtetërore, të cilin vetëm qytetarët e Maqedonisë mund ta mundësojnë.

“Që këtu të vetëdijshëm për krizën politike në të cilën ndodhet vendi ndërsa pas ngjarjeve të pakëndshme të cilat ndodhën para dhe pas 24 dhjetorit, për shkak të krijimit të ambientit për BE dhe NATO integrime të suksesshme të vendit e pranoj ftesën tuaj”, thotë Cërvenkovski në përgjigjen deri te Gruevski.

Maqedonia, shton lideri i LSDM-së, në rrugën për realizimin e qëllimeve të saja strategjike në asnjë moment si shtet nuk guxon t’i vendos nën pikëpyetje arritjet kryesore të civilizimit dhe zhvillimin demokratik, të cilat paraqesin shtyllë për çdo shtet modern dhe të integruar.

Kriza poliktike u shkaktua pas incidenteve në Kuvend më 24 dhjetor gjatë miratimit të buxhetit. Që atëherë LSDM-ja opozitare e bojkoton Parlamentin, organizon protesta rrugore dhe e kushtëzon pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme vendore me mbajtje të njëkohshme edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *