Home / Lajme / Maqedoni / Takim i Strukturës së Degës së BDI-së në Tearcë

Takim i Strukturës së Degës së BDI-së në Tearcë

Strukturat e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tearcës, dje kanë realizuar takim pune me aktivin politik – partiak dhe me bartësit e funksioneve shtetërore në shkallë të pushtetit lokal dhe atij qëndror nga kjo degë, njoftojnë nga dega e BDI-së në Tearcë.

Kryetari i Degës së BDI – së në Tearcë, Shaban Memeti, siç thuhet në kumtesë, e ka informuar aktivin politik për të arriturat kombëtare dhe politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim në qeverisjen e vendit. Ai ka shprehur mirënjohje për bartësit e funksioneve politike në menaxhimin e institucioneve të sistemit dhe për për realizimin e interesave të qytetarëve të këtij rajoni.

Memeti në emër të strukturave udheheqëse të BDI-së, është zotuar për një angazhim edhe më të madh për të mbrojtur interesat e qytetarëve në fushën e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit, infrastrukturës, punës dhe politikës sociale, etj.

Ky forum politik, siç shtohet më tej në kumtesë, ka vlerësuar lart punën dhe rezultatet e mëdha të Kryetarit të Komunës së Tearcës për katër vitet e kaluara dhe Isen Asani i siguroi mbështetje dhe përkrahje të parezervë në garën për të fituar mandatin e dytë për Kryetar të Komunës së Tearcës.

Aspektet organizative dhe funksionale për zgjedhjet lokale të 2013, në Degën e Tearcës realizohen në afatet e caktuara dhe pritet shtrirje e aktivitetit parazgjedhor në tërë lokalitetet e këtij rajoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *