Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i Gruevski-Cërvenkovski përfundoi pa marrëveshje

Takimi i Gruevski-Cërvenkovski përfundoi pa marrëveshje

22 janar-Ashtu siç deklaroi Gruevski pas takimit njëorësh, Cërvenkovski ka filluar me ultimatum dhe e ka përsëritur kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, që për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme.

Nuk është arritur asnjë marrëveshje në takimin e sotëm të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovskin për tejkalimin e krizës politike.

Ashtu siç deklaroi Gruevski pas takimit njëorësh, Cërvenkovski ka filluar me ultimatum dhe e ka përsëritur kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, që për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme.

Gruevski tha se VMRO-DPMNE-ja nuk është as për zgjedhje parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato presidenciale.

VMRO-DPMNE-ja do të shkojë në zgjedhje lokale, sepse ashtu siç theksoi, LSDM-ja nuk është parti e vetme opozitare në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së Cërvenkovski, përsëri, deklaroi se mbesin në qëndrimin për zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe vetëm në atë rast do të ktheheshin në Kuvend.

Nëse nuk ka zgjedhje parlamentare LSDM-ja nuk kthehet në parlament dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, tha Cërvenkovski. Sipas tij, Gruevski sot është paraqitur si të mos kishte ndodhur asgjë më 24 dhjetor. Opozita ka propozuar të kthehet në kuvend dhe të vazhdojë me dialog atje ku ka mbetur më 24 dhjetor.

Cërvenkovski konsideron se Maqedonia gjendet në krizë politike dhe se dalje nga ajo janë zgjedhjet parlamentare në të cilën qytetarët do të vendosin në cilin drejtim do të shkojë shteti në periudhën e ardhshme

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *