Home / Lajme / Maqedoni / Takohen dy ish partnerët e qeverisë Thaçi – Gruevski

Takohen dy ish partnerët e qeverisë Thaçi – Gruevski

Shkup, 30 Janar – MENDUH THAÇI: UNË U TAKOVA ME SHEFIN E ALI AHMETIT. KËSHTU THA THAÇI NË PYETJEN PSE NUK TAKOHET ME ALI AHMETIN POR ME GRUEVSKIN.

Ka mbaruar pas 45 minutash takimi mes kryeministrit Nikola Gruevski dhe kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ky i fundit pas takimit deklaroi se për shumë gjëra vazhdon të mos pajtohet me Gruevskin, por ka edhe çështje për të cilat pajtohen, me këtë rast përmendi prioritetin e euro-integrimeve. Thaçi ka kërkuar nga Gruevski angazhim si qeveri për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Biseduam për zgjedhjet lokale. Qëndrimi ynë ishte se qeveria mban përgjegjësinë kryesore që zgjedhjet të jenë fer, korrekte deh demokratike. E përkujtova kryeministrin se shumë zyrtarë të lartë ët BDI-së që kanë funksione tani, nuk janë të dënuar por lëndët e tyre kanë ngelur nëpër sirtarë të gjykatësve. Po ashtu implikimet e ndryshme të drejtuesve ët institucioneve të shtetit siç është kryeshefi i policisë Tetovë-Gostivar u ofron njerëzve mito që ti blejnë votat e maqedonasve për Tetovë. Përfundimisht u morëm vesh që të ketë një komunikim mes shtabeve zgjedhore që të mos ketë ngatërresa gjatë fushatës, ngatërresa teknike”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme që të takohet me kreun e integristëve Ali Ahmetin, pasi tha se takon shefin Ahmetit, që sipas tij është Nikolla Gruevski. Thaci madje tha se pas zgjedhjeve lokale të cilat partia e tij do ti fitoj kundrejt BDI-së me së paku një votë më tepër, atëherë do të kërkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Mendoj se PDSH-ja do ta fitoj BDI-në në këto zgjedhje me së paku një votë më tepër dhe pastaj sigurisht kërkesa e PDSH-së do të jetë që ët ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme. Ka pas shumë iniciativa që të takohem me zotin Ahmeti por seriozisht pa cinizëm unë kam zgjedh që të takohem me shefin zotit Ahmeti. Shef i zotit Ahmeti është Nikolla Gruevski. Dhe nuk kam pse të takohem me 100 parti, nuk është kjo çështje e koalicioneve apo marrëveshjeve por partia e cila e ka në dorë qeverisjen e mbanë përgjegjësinë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndryshe takimi i sotëm Gruevski Thaçi ishte i pari pas pesë vjetëve ndërprerje të komunikimit zyrtarë mes dy ish partnerëve të koalicionit qeveritarë, gjatë periudhës 2006-2008, kur PDSH-ja ishte pjesë e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *