Home / Lajme / Rajon / Takohen Jahjaga e Thaçi

Takohen Jahjaga e Thaçi

Presidentja e Republikës e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Në kuadër të takimeve të rregullta ndërinstitucionale, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e njoftoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në kumtesën e Presidencës thuhet se kryeministri Thaçi e njoftoi presidenten e Kosovës për takimin në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Dacic, duke theksuar se ishte një takim konstruktiv ndërmjet të barabartëve që kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë dhe që ndihmon të dyja shtetet sovrane dhe të pavarura në rrugën e integrimeve evropiane.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i dha mbështetje kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në gjithë procesin e dialogut, duke e parë këtë jo vetëm si rrugën më të mirë por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që e kanë pasur një të kaluar të hidhur.

Vazhdimi i procesit të dialogut, theksoi Presidentja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lehtëson jetën e qytetarëve të dy shteteve dhe është kontribut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për paqen e stabilitetin e rajonit dhe për lehtësimin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën.

Në takim u bisedua edhe për disa çështje nga fusha rendit dhe e sundimit të ligjit dhe për çështje të politikës së jashtme dhe të diplomacisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *