Home / Lajme / Maqedoni / Telai grumbullon nënshkrimet për kandidat të pavarur

Telai grumbullon nënshkrimet për kandidat të pavarur

Kandidati i pavarur për kryetarë të Komunës së Çairit Besnik Telai, sot edhe zyrtarishtë filloj grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme, deri tek Komisioni rajonal Zgjedhor.

Kandidatura e Besnik Telait është e shoqëruar edhe me listën e këshilltarëve të pavarur, të cilëve për zyrtarizimin e garës zgjedhore do tu nevojiten grumbullimi i 350 nënshkrimeve të nevojshme.

-Kjo është një ditë e veqantë për të gjithë qytetarët e Çairit, sepse në zgjedhjet lokale të 24 marsit bashkëqytetarët tanë do të kenë mundësi të votojnë për një kandidat që del nga mesi i vet qytetarëve, dhe të lirohen nga partit të cilat jemi mësuar ti shohim deri më tani.

Grumbullimi i nënshkrimeve në bashkëpunim me listën e pavarur të këshilltarëve komunal do të realizohet brenda dy ditëve në vazhdim, me qka përveq fuqish tonë në teren, do të manifestojmë dhe dëshmojmë edhe shpresën e qytetarëve të Çairit, për të përkrahur një kandidat të pavarur, tha kandidati i pavarur Besnik Telai.

Ai po ashtu, para gazetarëve shpalosi edhe planin për kampanjën zgjedhore, sipas të cilit përveç shumë takimeve me qytetarët e lagjeve shqiptare, do të realizojnë edhe takime të ndryshme si me faktorin ndwrkombëtarë, ashtu edhe me atë vendor, për të kontribuar në zgjedhje të qeta të lira dhe demokratike.

Ndërsa bartës i listës për këshilltarë komunal është caktuar Isuf Jusufi, i cili tek qytetarët e Çairit njihet si punëtorë shumë vjeqarë i arsimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *