Home / Lajme / Maqedoni / Tentim për plaçkitje në qendër të Gostivarit

Tentim për plaçkitje në qendër të Gostivarit

26 janar-“F.A ka bërë rrezistencë dhe ka arritur të pengojë plaçkitjen. Sulmuesit pas kësaj mënjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur. Të lënduarit I është dhënë ndihma e parë në spitalin e Gostivarit”, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Sulmohet një person në Gostivar nga plaçiktës të panjohur. Sipas policisë, plaçkitës me maska mbrëmë rreth orës 21.00 në Gostivar kanë sulmuar 50 vjeçarin F.A I cili ka qenë duke shitur deviza në qendër të këtij qyteti, njofton Tv KOHA.

Sulmuesit me sprej në sy që ti pamundësojnë të shikojë me çrast me forcë kanë dashur tia marrin të hollat”, njofton policia e Tetovës. Sulmi ndodhi në qendrën e Gostivarit mbrëmë pranë syve të shumë kalimtarëve, transmeton TV KOHA.

“F.A ka bërë rrezistencë dhe ka arritur të pengojë plaçkitjen. Sulmuesit pas kësaj mënjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur. Të lënduarit I është dhënë ndihma e parë në spitalin e Gostivarit”, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, lajmëron TV KOHA.

Më tej nga policia kanë bërë të ditur se janë marrë masa për kapjen e autorëve të këtij sulmi në qendër të Gostivarit.

WWW.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *