Home / Sport / Terim paralajmëron Shnajder: Nuk duam mendjemëdhenj!

Terim paralajmëron Shnajder: Nuk duam mendjemëdhenj!

“Askush nuk duhet të mendojë se është më i madh se ky klub”, tha në konferencë për shtyp ish-trajneri i përfaqësueses turke. “As unë, as presidenti i klubit, as ata që mund të na bashkohen gjatë merkatos”.

Trajneri i Gallatasarajit, Fatih Terim, i ka bërë të qartë Uesli Shnajder se nuk i pëlqen fakti që ai e cilëson veten “më të madh” sesa klubi turk. Skuadra e Stambollit ka gjetur akordin me Interin për transferimin e lojtarit gjatë merkatos së janarit, por holandezi ka vendosur që të mos ngutet duke pritur oferta nga klube më të rëndësishme deri me 31 të këtij muaji.
“Askush nuk duhet të mendojë se është më i madh se ky klub”, tha në konferencë për shtyp ish-trajneri i përfaqësueses turke. “As unë, as presidenti i klubit, as ata që mund të na bashkohen gjatë merkatos”.
“Ne nuk duam të firmosim me lojtarë që mendojnë se janë më të rëndësishëm se Gallatasaraj. Ky është një nga parimet themelore të këtij klubi dhe është i padebatueshëm për këdo”, tha Terim.
Deklarata e trajnerit vjen edhe pas pakënaqësisë publike që ka lindur kur është mësuar se Shnajder kërkon një skuadër më të rëndësishme dhe do të zgjedhë klubin turk vetëm nëse nuk vjen një ofertë e tillë. Kjo situatë ka bërë që shumë tifozë t’i kërkojnë klubit që të heqë dorë nga holandezi, i cili qartësisht po shkon atje vetëm për arsye ekonomike dhe jo sportive.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *