Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari humb jetën në aksident trafiku

Tetovari humb jetën në aksident trafiku

6 janar-Zëdhënësi i policisë të Tetovës, Marjan Josifovski deklaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 25 minuta, kur vozitësi A.A. , 28 vjecar i cili ishte duke vozitur veturën “Rover 200” me regjistrim të Tetovës

Një i moshuar, rreth të 50-tave, ka qenë duke kaluar në bulevardin Ilinden, kur papritur është goditur nga një makinë.
Bëhet fjalë për 50 vjeçarin Xhelal S, i cili ishte duke kaluar rrugën, të cilin e ka shkelur vetura e tipit “Rover” dhe e ka lënë të vdekur në vend. Zëdhënësi i policisë të Tetovës, Marjan Josifovski deklaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 25 minuta, kur vozitësi A.A. , 28 vjecar i cili ishte duke vozitur veturën “Rover 200” me regjistrim të Tetovës, për arsye ende të panjohura shkel kalimtarin e rastit.
A.A. është marrë në polici dhe Sektori i Punëve të Brendshme ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *