Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari që fitoi bursën prestigjioze Max Werber

Tetovari që fitoi bursën prestigjioze Max Werber

10 janar-Ai ka botuar shumë artikuj shkencor në zhurnalin më të njohur të shkencave comparative kurse për momentin është duke shkruajtur një libër me dy koleg të tij nga Anglia dhe Belgjika, mbi organizatat ndërkombëtare që do të publikohet vitin e ardhshëm në Oxford University Press. Besir Ceka, gjatë studimeve të tija, harxhimet ka arritur ti mbulojë përmes bursave që i ka marrë në universitete të ndryshme si studentë më i mire.

Tetovari Besir Ceka, është një ndër studjuesit e rrallë që kët vit fitoi bursën Max WEBER -Fellow, nga Instituti universitar Evropian i financuar nga Bashkimi Evropian për studime postdoktorature në Firencë të Italisë. Besir Ceka është në mesin e 40 studjuesve që u zgjodh në konkurencë të 1100 kandidatëve nga e gjithë bota.
Bursa Max Weber, konsiderohet më prestigjiozja në Evropë dhe ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin profesional të kandidatëve për tregun akademik. Fituesit e kësaj burse janë kuadrot më të kërkuara në shumë universitete në Evropë dhe Amerikë. Gjatë studimit 12 muajsh i cili fillon në shtator të këtij viti, bursistët kanë për obligim të bëjnë hulumtime shkencore , të publikojnë punime shkencore dhe të përfundojnë kursin me botimin e një libri shkencor. Përndryshe Besir Ceka, fillimisht ka kryer gjimnazin e Tetovës dhe më pastaj studimet i ka vazhduar në universitetin në MAINE të SHBA-ve, ku ka studjuar shkencat ekonomike, shkencat politike dhe gjuhën gjermane. Pas kryerjes së masterit në maj të këtij viti Besir Ceka, do të mbrojë temën e doktoraturës në lëminë e shkencave politike në Universitetin e Karolinës së Veriut në Çhapel Hill ku është edhe ligjërues. Vitin e kaluar ka ligjëruar edhe në Universitetin e Bernit në Zvicër lëndën e integrimeve evropiane. Tetovari Besir Ceka, flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane, spanjollishte dhe gjuhën italiane. Ai ka botuar shumë artikuj shkencor në zhurnalin më të njohur të shkencave comparative kurse për momentin është duke shkruajtur një libër me dy koleg të tij nga Angelia dhe Belgjika, mbi organizatat ndërkombëtare që do të publikohet vitin e ardhshëm në Oxford University Press. Besir Ceka, gjatë studimeve të tija, harxhimet ka arritur ti mbulojë përmes bursave që i ka marrë në universitete të ndryshme si studentë më i mire.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *