Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: BDI sikur dorëzohet për Tetovën

Thaçi: BDI sikur dorëzohet për Tetovën

Tetovë, 10 Janar – Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi prognozon betejë të rëndë me BDI-në e Ali Ahmetit në zgjedhjet lokale të marsit, ndërsa shton se në Tetovë e Gostivar kjo betejë veç më është e fituar, nëse konfirmohen paralajmërimet e BDI-së se në ato komuna do të shkojë me zv/kryeministren Teuta Arifi dhe me ministrin e Pushtetit lokal Nevzat Bejta.

“Që të fitohet Tetova, shumë janë të rëndësishme votat e maqedonasve, por së pari duhet të kihet parasysh se duhet të fitosh te shqiptarët.

Nuk besoj se në BDI janë aq jo serioz në Tetovë të nominojnë kandidatë i cili në 20 vitet e kaluara nuk ka kaluar në rrugët e Tetovës dhe nuk jeton aty. Nëse e bëjnë këtë, jo vetëm mua por edhe të gjithëve do u bëhet e qartë se ai është dorëzim para kohe e qytetit të Tetovës.

I sugjeroj votuesit e BDI-së që më shumë të merren me Kërçovën, pasi që jam i sigurt se do të humbin nga VMRO-DPMNE. Pra, nuk do të kenë alibi se dikush i ka dëmtuar, pasi PDSH nuk del me kandidat në këtë qytet.

Pas zgjedhjeve lokale do të jetë diskutabil morali publik i Ali Ahmetit, pasi që kur është kundërkandati im fiton 14.000-15.000 vota, ndërsa kur është kundërkanditat i Gruevskit tre katër mijë vota”, thotë në bisedën për “Denvnik”, lideri i PDSH-së MenduhThaçi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *