Home / Lajme / Rajon / Thaçi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Thaçi rizgjidhet kryetar i PDK-së

E plotësuar – Me vetëm një votë kundër, delegatët e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës e kanë rizgjedhur Hashim Thaçin kryetar të këtij subjekti politik.

Në votimin për kryetar të PDK-së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër.

Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë ai.

“Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK-së”, ka pohuar Kryetari i PDK-së.

Më pas, ai i ka siguruar ata se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK-së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”.

Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi.

“Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai.

Tani delegatët kanë dalë në pauzë, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *