Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takohet me ambasadorin e Britanisë së madhe

Thaçi takohet me ambasadorin e Britanisë së madhe

4 janar-E informova Ambasadorin që ne do të vazhdojmë të veprojmë në kuadër të institucioneve dhe të japim kontributin tonë që të debllokohet procesi integrues i vendit dhe se jemi shumë të interesuar që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike. Zgjedhjet lokale PDSH-ja çdoherë i pret me më pak stres, nga arsye praktike, për shkak se ai rezultat negativ fantastik që na vjen nga Kërçova, 18 000 vota me 0, në zgjedhjet lokale nuk ju shërben.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka realizuar takim zyrtar me ambasadorin e Britanisë së Madhe Kristofer Ivon. Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, aktivitetet për zgjedhjet lokale, zhbllokimin e procesit integrues të vendit dhe tema të tjera me interes të dyanshëm, thuhet në njoftimin e PDSH. “Ishte takim i radhës që organizon Ambasadori i Britanisë së Madhe. Kishte interesim nga ana e tij për parapërgatitjet që i bën Partia Demokratike Shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. E informova Ambasadorin që ne do të vazhdojmë të veprojmë në kuadër të institucioneve dhe të japim kontributin tonë që të debllokohet procesi integrues i vendit dhe se jemi shumë të interesuar që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike. Zgjedhjet lokale PDSH-ja çdoherë i pret me më pak stres, nga arsye praktike, për shkak se ai rezultat negativ fantastik që na vjen nga Kërçova, 18 000 vota me 0, në zgjedhjet lokale nuk ju shërben. Atje, ne nuk do të kemi kandidat. Shumë punë duhen ndryshuar, dhe shpresoj që të ndryshohen deri në zgjedhjet lokale. Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për ndonjë qeveri tjetër. Nuk kontestojmë se BDI-ja ka legjitimitetin si fituese e zgjedhjeve të vitit 2011, jemi të përgatitur të presim deri në zgjedhjet e rregullta, me kusht që ata të marrin përgjegjësinë dhe ato premtime që i kanë dhënë para shqiptarëve, t’i përmbushin”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *