Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Të vërtetat e PDSH-së për krizën politike

Thaçi: Të vërtetat e PDSH-së për krizën politike

11 janar-
“Ne po përgatitem seriozisht për zgjedhjet lokale dhe jam i bindur se PDSH do të fitojë, dhe do të ishte shumë e pritshme që të shpalosim kërkesa më të mëdha politike. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që PDSH të sillet me përgjegjësi në këto muaj të ndjeshëm për Maqedoninë. Unë kam dhënë sinjal të qartë me prishjen e marrëveshjes me LSDM, pasi që nuk vërejta se Cërvenkovski ofron ndonjë alternativë sa i përket çështjeve të shqiptarëve”, ka theksuar ndër të tjera Menduh Thaçi.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për gazetën “Dnevnik” ka sqaruar pozicionet e partisë së tij, lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit, vendimin për të mos bojkotuar Parlamentin, bashkëpunimin me partitë shqiptare dhe dallimet e tij të theksuara me opozitën maqedonase. Thaçi në këtë intervistë sqaron se PDSH nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se nuk do të keqkuptohet në opinion se ai me çdo kusht dëshiron që të vijë në pushtet.

“Ne po përgatitem seriozisht për zgjedhjet lokale dhe jam i bindur se PDSH do të fitojë, dhe do të ishte shumë e pritshme që të shpalosim kërkesa më të mëdha politike. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që PDSH të sillet me përgjegjësi në këto muaj të ndjeshëm për Maqedoninë. Unë kam dhënë sinjal të qartë me prishjen e marrëveshjes me LSDM, pasi që nuk vërejta se Cërvenkovski ofron ndonjë alternativë sa i përket çështjeve të shqiptarëve”, ka theksuar ndër të tjera Menduh Thaçi.

Ai ka sqaruar edhe vendimin për të mos bojkotuar Parlamentin dhe për të qenë pjesë e dhunës së 24 dhjetorit, kur deputetët e opozitës maqedonase u nxorën jashtë sallës së Parlamentit. “Paramendoni ne të kishim konflikt me sigurimin e Parlamentit, kjo nuk do të ishte komedi. Neve vetëm të përgjysmuar dhe të thyer mund të na nxirrnin nga Parlamenti, por do të kishte konflikt direkt fizik. Nëse unë dhe mijëra shqiptarë përkrahës do ti shkelnim barrikadat dhe do të niseshim drejt policisë dhe përkrahësve të pushtetit, që ishin në anën tjetër të protestës në ditën e 24 dhjetorit, atëherë kjo do të ishte një konflikt i drejtpërdrejt midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Sa argumente i dëshironi për të ju dhënë se nuk ka gjasa të sillemi ashtu dhe nuk do të lejojmë konfrontime ndëretnike që mund të kenë pasoja të paparashikueshme”, ka nënvizuar Thaçi, duke shtuar se ai dhe partia e tij janë kritikuesit më të mëdhenj kundër pushtetit aktual.

I pyetur lidhur me daljen nga kriza politike, Thaçi ka theksuar se situata nuk varet nga ai, por sipas tij, nga situata aktuale mund të dilet përmes një dialogu të ri, serioz dhe politik midis katër partive më të mëdha politike. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *