Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Do fitojmë 6-0 në raundine parë

Thaçi:Do fitojmë 6-0 në raundine parë

15 janar-“Ai shprehu një interesim të thellë se si e shohim ne këtë situatë. Unë i dhash qëndrimet tona se qeveria fatkeqësisht nuk demonstron vullnet të fortë politik për ta kultivuar demokracinë. Ne e siguruam atë se nuk do të bëhemi pjesë e këtyre lojrave që nuk kanë të bëjnë me ne, por sigurisht se do të punojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që zgjedhjet e ardhëshme mundësisht të jenë sa më të rregullta, sa më të lira, korrekte dhe demokratike”, tha Thaçi

Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian Stefano Sanino ka realizuar takim me liderine Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në orët e mbrëmjes në Tetovë, me të cilin është biseduar për çështjet aktuale në vend me thekst të veçantë për procesin integrues dhe zgjedhet e ardhëshme lokale në vend. Pas takimit kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se me zotin Sanino është biseduar për situatën aktuale politike. “Ai shprehu një interesim të thellë se si e shohim ne këtë situatë. Unë i dhash qëndrimet tona se qeveria fatkeqësisht nuk demonstron vullnet të fortë politik për ta kultivuar demokracinë. Ne e siguruam atë se nuk do të bëhemi pjesë e këtyre lojrave që nuk kanë të bëjnë me ne, por sigurisht se do të punojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që zgjedhjet e ardhëshme mundësisht të jenë sa më të rregullta, sa më të lira, korrekte dhe demokratike”, tha Thaçi. I pyetur se a ka atmosferë për të mbajtur zgejdhje të lira demokratike, kreu i opozitës shqiptare ka thënë se në një vend ku para dy vitesh u prish rregjistrimi nuk mund të ketë zgejdhje të lira. ““Duhet pasur parasysh se beteja e fortë politike do jetë partiake, mes PDSH dhe BDI. Nuk duhet mendoj BDI se do kaloj lehtë me fenomenin e monstrumit, rrahjes nxënësve gojë mbylljes për të drejtat e shqiptarëve, dhe këta kandidat që duan ti paraqesin si vlera të pavarura do shkrihen në këtë opinion që do e forcojë PDSH-ja se BDI është një strukturë e dorëzuar para maqedonasve dhe do eliminohet politikisht si në ato lokale po ashtu edhe në ato parlamentare. Dhe kandidati i BDI-së në Tetovë kandidat joformal do e ketë kryetarin e PDSH-së që nuk është e pabarabartë si betejë. Më sinqerisht pres dhe kam bindjen e plotë se në raundin e parë nga Saraji ne Gostivar do u mundim 6 me 0, ndërsa në një komunë do shkojmë në raundin e dytë por jo me BDI-në”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *