Home / Lajme / Rajon / Topalli: E hoqën monumentin, por ngritën më lartë shqiptarizmin!

Topalli: E hoqën monumentin, por ngritën më lartë shqiptarizmin!

Tiran, 21 Janar – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, dënon heqjen e përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe burracakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës. Skenë që nuk ndodh kund në Evropë, skenë që të sjell në mend kohët e Milosevicit. Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave evropiane, e që risjellë edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve”, thuhet në një komunikatë për shtyp dërguar mediave.

“Ata sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë. Qeveria serbe sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqësor ndaj shqiptarëve, por edhe provokim ndaj Evropës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun”.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *