Home / Lajme / Rajon / Topi akuzon Berishën

Topi akuzon Berishën

Tiran, 12 Janar – Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin Berisha se qeveria e tij ka lënë në harresë Mirditën.

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin Berisha se qeveria e tij ka lënë në harresë Mirditën.

Në një takim të realizuar në qytetin e Rrëshenit, Topi tha se nuk do të bëjë koalicion as me PS dhe as me PD, ndërsa kërkoi votën e shqiptarëve për të larguar stalinistin e fundit në Europë.

“Mirdita, një zonë totalisht e harruar, një zonë e cila ka papunësi masive dhe njerëz që nuk e meritojnë këtë gjendje, është lënë totalisht në harresë nga qeveria aktuale. Për këtë ne akuzojmë qeverinë, akuzojmë kryeministrin, i cili sa më në panik futet, aq më qesharak bëhet. Një sistem totalisht i deformuar nga ai, që mori në dorë fatet e demokracisë dhe e futi të gjithë sistemin në dekadencë”.

“E futi të gjithë sistemin në një rreth miqsh, të cilët nuk mendojnë më për qytetarin e thjeshtë, por për rrethin e tyre, për pushtetin e tyre personal, dhe sa më shumë vjen drejt 23 qershorit, aq më shumë shtohet paniku i këtij njeriu, i cili jo vetëm nuk meriton të vazhdojë politikën e tij, por meriton një ndëshkim popullor, pikërisht nga ata, të cilëve iu premtuan shumë gjëra e në fakt nuk iu dha asgjë”, tha Bamir Topi.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *