Home / Lajme / Rajon / Tri shpërthime në Prishtinë, dy në Mitrovicë

Tri shpërthime në Prishtinë, dy në Mitrovicë

Prishtinë, 18 Janar – Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë.

Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje “Ulpiana”, tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit.

Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ende nuk dihen detajet por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar.

Në pjesën veriore të Mitrovicës mbrëmë janë regjistruar dy shpërthime në të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por nuk ka pasur viktima të plagosura.

Zëvendës-drejtori i policisë rajonale të Kosovës, Ergin Mediq ka theksuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23.45, kur një mjet shpërthyes është hedhur para hotelit “Sasha” në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e makinës “Tojota” në pronësi të pronarit të hotelit.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur gjithashtu në veriu, kur në pjesën qendrore të qytetit është hedhur një mjet shpërthyes, bombë dore, duke dëmtuar një pronar lokal, që është i komunitetit boshnjak. Policia theksoi se në këtë shpërthim gjithashtu ka pasur vetëm dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Në mëngjes pritet të bëhet verifikimi dhe hetimet e mëtejme ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *